Formla 1/ Leclerc pa rivalë në shtepi, pole position për Ferrarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Korrik 2022, 17:20
Charles Leclerc regjistron kohën më të shpejtë në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Francës duke lënë pas rivalin Max Verstappen në një ditë shumë të nxehtë në pistën franceze ku temperaturat arrinin deri në 40 gradë.
Piloti monegask i Ferrarit regjistroi kohën mostruoze 1.30.872, shumë përpara kampionit të botës pasi holandezi Verstappen e mbylli xhiron e fundit me 3 të dhjetat me shumë.
Pole position i shtatë sezonal për Leclerc. Të dielën në orën 15.00 në pistën “Paul Ricard” pas dyshes favorite do të nisen Perez, Hamilton, Norris e Rusell, ndërsa ferraristi tjetër Carlos Sainz do të niset nga vendi i fundit pasi ndryshoi motorin.
