Monza protagoniste në merkato, ekipi lombardez pranë firmës me William Carvalho

Monza e ka marrë tepër seriozisht rikthimin në elitën e futbolli italian, duke transferuar në ekip lojtar me emër dhe me eksperienc. Zërat e merkatos flasin për një trasferim të mundshëm të mesfushorit portugez të Betis, Uilliam Karvajo.

Monza, e cila u promovua në Seria A, po afron futbollistë me eksperiencë në kampionatet europiane për të konkuruar denjësisht me të mëdhenjtë e Italisë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në këtë kuadër, ekipi lombarez është hedhur në sulm për trasferimin e mesfushorit me tipare mbrojtëse, Uilliam Karvajo.

Lajmi u bë i ditur nga gazetarët ‘ekspert’ të merkatos, si Fabricio Romano apo Xhanluka Di Marcio, të cilët njoftojnë se janë pranë marrëveshjen për portugezin.

30-vjeçari luan për ekipin e Betisit në kampionatin spanjoll dhe ka qenë ndër lojtarët më të spikatur të La Ligas, ku me ekipin andaluzian regjistroi 103 paraqitje, duke shënuar dhe 4 gola.

Fanellën e kombëtares portugeze, Karvajo e ka veshur 73 herë, duke shënuar edhe 5 gola, por edhe duke e ndihmuar në fitimin e kampionatit Euro 2016.

Ekipi i Silvio Berluskonit dhe i Drejtorit Sportiv, Adriano Gallani, ka qenë tepër aktiv në këtë merkato, duke transferuar lojtarë me emër në Itali si portierin Kranjo, mesfushorin Stefano Sensi, mbrojtësin Ranokia, sulmuesin Xhanluka Kaprari, mesfushorin me tipare ofensive Mateo Pesina, si dhe të disa elementëve të tjerë cilësorë.