Merkato e verës/ Një qëndërmbrojtës brazilian për skuadrën e Kukësit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Korrik 2022, 11:07
Kukësi nuk pushon as në fundjavë. Klubi verilindor vijon procesin e ndërtimit të skuadrës që këtë sezon do të jetë pothuajse e ndryshuar tërësisht.
Trajnerit Skënder Gega do t’i bashkohet në stërvitje një qëndërmbrojtës me të dhëna të mira fizike për të plotësuar edhe repartin e tërhequr. Bëhet fjalë për brazilianin 29-vjeçar, Ebert Cardoso Da Silva.
Afrimin e shtatlartit e komunikon klubi verilindor nëpërmjet një deklarate në rrjetet sociale.
Ebert transferohet te Kukësi pasi e mbylli sezonin e fundit në radhët e armenëve të Norvank ndërsa në të shkuarën është aktivizuar edhe në Ukrainë, Bullgari dhe vendlindje.