Divorci nga bashkëshortja do t’i kushtojë Kupën e Botës mesfushorit të Atletico Madrid
E paralajmëroi personalsiht Lionel Messi pak javë më parë që jetën private ta mbante larg fushës së lojës por mesa duket, divorci do t’i kushtojë shumë shtrenjtë dhe jo vetëm në aspektin financiar mesfushorit të Atletico Madrid, Rodrigo de Paul.
E pësoi Mauro Icardi nga “vetoja” e 7 herë fituesit të Topit të Artë, i cili nuk e dëshiron në skuadër një shok që i ka rrëmbyër gruan mikut, ndërsa De Paul edhe pse ka një histori disi më ndryshe, rrezikon të mos marrë pjesë ne Kupën e Botës 2022 për arsye të tjera.
Lajmin e konfirmon presidenti i federatës argjentinase, Chiqui Tapia, sipas të cilit, lojtari është në telashe. Presidenti i federatës ka gjetur një kleçkë ligjore sipas së cilës, lojtarët me procese gjyqësore të hapura dhe denoncime ligjore nga ana e bashkëshortëve, nuk mund të luajnë në botëror.
Gjyqi për divorcin ka nisur pak javë më parë dhe pritet të zgjasë shumë, përtej Kupës së Botës. Ish-bashkëshorja Camila Homs kërkon një dëmshpërblim të majmë për mbajtjen e fëmijëve pasi ajo pretendon që shkatërroi karrierën e saj në Argjentinë për të ndjekur futbollistin në Europë.
