Georgina Rodriguez rikthehet mahnitëse si më parë (Foto & Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Korrik 2022, 18:13
Georgina Rodriguez në formë jo optimale pas lindjes? Nuk u mundua t’u përgjigjej kritikave në rrjetet sociale e fejuara e Cristiano Ronaldos teksa u shfaq në jaht pak javë më parë disi mbipeshë.
View this post on Instagram
Bukuroishja luzitane ka reaguar duke iu futur punës dhe rezultatet janë të dukshme. Në fotot e fundit që janë publikuar në mediat “gossip”, Georgina duket në formë fantastike dhe vite dritë larg gruas që vetëm pak muaj më parë ka sjellë në jetë një fëmijë.
Kohën e pushimeve, ajo duket se nuk e ka shfrytëzuar vetëm për të puhsuar por edhe për të rindërtuar trupin me linjat perfekte që e kanë karakterizuar.

