Nagelsmann dëshiron Harry Kane në skuadër: Është fantastik por…shumë i shtrenjtë
E dëshiron, e ëndërron ta ketë në skuadër dhe Julian Nagelsmann nuke fsheh këtë fakt. Trajneri i Bayern Munich beson se Harry Kane mund ta veshë fanellën e skuadrës së tij dhe do t’i shkonte shumë, por shton se vlera e kartonit e pengon një gjë të tillë.
Në konferencën e shtypit nga toka amerikane, trajneri 35-vjeçar thekson se bomberi anglez do të ishte njeriu ideal për sulmin e kampionëve në Gjermanisë.
“Ai është një lojtar shumë i shtrenjtë por edhe i shkëlqyer. Kane është 1 në 2 apo 3 sulmuesit e vetëm në botë që mund të luajë në qëndër të sulmit aq mirë. Është shumë i fortë dhe fantastik si me të dyja këmbët edhe me kokë. Mund të shënojë shumë gola në Bundesligë por nuk e di çmimin që i kanë vendosur. Do të jetë një mision i vështirë për Bayernin por le të presim për të parë çfarë mund të ndodhë në të ardhmen”.
