Klopp ia "dorëzon" titullin Man. City-t ende pa filluar gara
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Korrik 2022, 08:12
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp nuk beson se skuadra e tij është favorite për të triumfuar në Premier League sezonin e ri:
"Nuk e kam fare idenë kush do të jetë në garë për titullin por duket sikur në fund gjithsesi City do të shpallet kampion. Nëse ne nuk do të kishim fituar dy vite më parë, ata do të ishin kampionë për të pestin apo gjashtin vit rresht dhe do të ishte diçka shumë e çmendur për këtë vend.
Objektivi jonë është të luajmë sezonin më të mirë. Duhet të shikojmë vetëm përpara. Do të jetë një betejë e vërtetë sepse kjo është Premier League".
