Zyrtare, Vedat Muriqi deri në vitin 2026 te Mallorca

Nuk ka më asnjë hije dyshimi, Vedat Muriqi është zyrtarisht lojtar i Mallorcas ku ka nënshkruar deri në vitin 2024. Sulmuesi 28-vjeçar i Kosovës i jep lamtumirën Lazios pas dy sezoneve shumë të vështirë ku nuk arriti të shprehej si dikur te Fenerbahce.

Zyrtarizimin e shitjes së sulmuesit e bën Lazio nëpërmjet një komunikate ku thekson se Muriqi është larguar përfundimisht pasi Mallorca pranoi të paguante plot 9.4 milionë euro për të edhe pse bardhekaltërit e blenë nga Fenerbahce për dyfishin e kësaj vlere.

Në 6 muaj me fanellën e Mallorca-s ku u huazua në pjesën e dytë të sezonit, Muriqi bindi duke shënuar 5 gola në 16 ndeshje me një kontribut të madh në mbijetesën e skuadrës në La Liga. Lazio e kishte arritur pak javë më parë një marrëveshje me Club Brugge për transferimin e bomberit që më pas u anulua nga kampionët e Belgjikës.