Messi te Barcelona? Xavi bën të qartë mendimin e tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Korrik 2022, 07:47
Do të dëshironte ta stërviste si lojtar ish-shokun e skuadrës. Xavi beson se operacioni i rikthimit të Messit te Barcelona mund të kompletohet vitin e ardhshëm kur kontrata e numrit 10 me PSG mbaron.
Sipas mediave spanjolle, Xavi ka nevojë për një figurë frymezuese në dhomat e zhveshjes dhe ish-kapiteni është njeriu i duhur për t'i dhënë një dorë të rëndësishme në këtë aspekt.
Trajneri ua ka bërë të qartë drejtuesve se misioni për rikthimin e sulmuesit argjentinas duhet të ketë prioritet, pavarësisht situatës delikate financiare të klubit katalanas në këto momente.
