Udhëtim sfilitës mes doganave në tre shtete, Tirana niset me autobus drejt Mostarit

Udhëtim maratonë që mund të zgjasë më shumë se 10 orë. Tirana niset drejt qytetit të Mostarit me autobus për të sfiduar pas tre ditëve në stadiumin boshnjak të “Bijelim Brijegom” skuadrën e Zrinjski-t pas disfatës së 19 korrikut në “Air Albania”.

Udhëtim sfilitës për kampionët e Shqipërisë që duhet të kalojnë në dy shtete për të mbërritur më pas në qytezën historike të Mostarit ku të enjten në orën 21:00 do të kërkojnë të bëjnë mrekullinë. Rreth 380 km deri në Mostar dhe 3 ndalesa në dogana.

Rrugëtimi i Tiranës drejt Bosnje Hercegovinës parashikohet shumë i gjatë. Bardheblutë do të stërviten në stadiumin e ndeshjes të martën dhe të mërkurën përpara sfidës ndërsa skuadra u largua nga Tirana pa pranuar të flasë për mediat.