Baba për herë të dytë, zgjerohet familja Xhaka

Ish-mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Taulant Xhaka dhe bashkëshortja e tij janë bërë prindër për here të dytë pasi ka ardhur në jetë vajza Maleya. Moment i lumtur në familjen Xhaka që jeton prej vitesh në Zvicër.

Taulanti ka postuar një foto të vogëlushes së sapolindur ku shkruan: “Jemi më se të bekuar, Të duam Maleya, 23.07.2022”.

Rreth dy vite e gjysmë më parë, Taulanti dhe bashkëshortja e tij, Arbnora Nuredini-Xhaka, mirëpritën në jetë djalin, të cilin e pagëzuan me emrin Klevis.