Zjarri në Currila djeg pjesërisht dy automjete
Nga Mark Brunga Përditësimi i fundit 24 Korrik 2022, 17:05
Një vatër zjarri e regjistruar pasditen e sotme në zonën e Currilave në Durrës, ka shkaktuar dëmtimin e pjesshëm të dy automjeteve.
Ndërhyrja e zjarrfikësve në vendngjarje bëri të mundur neutralizimin e flakëve dhe vënien e tyre nën kontroll.
Pak orë më parë, prefekti i qarkut, Emiljan Jani, përmes një postimi në rrjete sociale njoftoi se qarku i Durrësit është përfshirë në hartën e zonave me risk të lartë për rënie zjarresh, prandaj rekomandoi kujdes maksimal për të evituar këto raste.

