Korçë, kamioni merr flakë në ecje, shpëton shoferi

Një kamion ka marrë flakë ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë.

Mësohet se  kamioni tip ‘Benz’ ka marrë flakë gjatë momentit që ka qenë në lëvizje dhe dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.

“Më datë 24.07.2022, rreth orës 14:40, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë, ka rënë zjarr në mjetin kamion tip "Benz", me drejtues shtetasin G. K., i cili ka qenë në lëvizje. Dëme në njerëz, nuk ka. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.” – njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Korçë, kamioni merr flakë në ecje, shpëton shoferi