Baçi: Meta dinjitoz, me Begaj Rama kap presidentin, Basha e Rama shpallën Berishën non grata
Në një intervistë për Ora News, deputeti demokrat, Luan Baçi u shpreh se Ilir Meta ka qenë ndër presidentët më dinjitoz të vendit tonë.
Sipas tij. Emërimi i Begajt në këtë detyrë do të thotë kapjen e këtij institucioni nga Rama, që ka kapur tashmë të gjitha pushtetet.
Baçi: Dorëzon postin presidenti më dinjitoz që ka pasur vendin në këto vite dhe vlerësim maksimal për Ilir Metën. Marja e presidencës nga Begaj, bie edhe institucioni i fundit që nuk varet nga Edi Rama. Meta ishte zgjedhur me votat e kësaj mazhorance, tregoi se ishte dinjitoz dhe kurajoz, dhe bërë detyrën e presidentit. Bekimi që i jep Rama Begajt sot, një formalitet që nuk e shoh si lajm, por si shqetësim sepse institucioni ka rënë në duart e Ramës.
Ndërkohë referuar shpalljes non grata të kryedemokratit Sali Berisha nga Britania, Baçi tha se një gjë e tillë nuk përbën fare lajm.
Baçi: Nuk përbën fare lajm sepse jam shumë i zhgënjyer me lëvizjet e diplomatëve të shteteve të fuqishme që janë të lobuar nga njerëz shumë të fuqishëm dhe të ndihmuar e të sponsorizuar nga Edi Rama. Ishte Rama që na dha lajmin i pari për shpalljen non grata edhe për SHBA-në, po kështu ndodhi edhe me Britaninë. Ai ka informacioni ne plotë dhe është në bashkëbisedim për ta realizuar këtë gjë. Është ndihmuar edhe nga lidershipi i PD-së, Basha dhe disa deputetë që kanë goditur Berishën.

