Balliu: Shteti ka rënë, qeveria të dorëhiqet, hakerat kanë në dorë të dhënat e shqiptarëve
Për ish-deputetin demokrat, Klevis Balliu, shteti ka rënë dhe qeveria duhet të shkarkohet, lidhur me sulmin kibernetik që ka ndodhur mbi faqet qeveritare.
Ai shkruan se sot shqiptarët janë në mëshirë të hakerave. SPAK duhet të ndërmarrë një hetim të plotë për tenderat e pafundme të AKSHI, të cilat qartazi janë përdorur për tu pasuruar pushtetarët.
Balliu: Siguria e shtetit ka rënë, qeveria të shkarkohet, drejtësia të veprojë. Siguria kombëtare ka rënë, bashkë me të ka rënë siguria e informacionit dhe e jetës pas marrjes së gjithë të dhënave nga hakerat në e-Albania. Sot shqiptarët janë në mëshirë të hakerave. SPAK duhet të ndërmarrë një hetim të plotë për tenderat e pafundme të AKSHI, të cilat qartazi janë përdorur për tu pasuruar pushtetarët dhe jo për sigurinë e informacioneve të qytetarëve.
Qeveria duhet të japë dorëheqjen, pasi kjo qeveri është përgjegjëse dhe bashkëpunëtore në këtë krim kombëtar. Të gjithë personat përgjegjës nga Kryeministri e deri tek zyrtarët e AKSHI-t duhet të merren nën hetim pa imunitetin e pushtetit.
