Berisha bojkoton Bajram Begajn
Partia Demokratike e Sali Berishës do të bojkotojë ceremoninë e betimit dhe marrjn e detyrës së Presidentit të ri Bajram Begaj.
Me anë të një deklaratë në facebook kryetari i opozitës e cilëson 24 korrikun si një ditë të zezë për demokracinë dhe instalimin e monizmit të plotë të Edi Ramës në Shqipëri.
Me largimin e Ilir Metës dhe me nisjen e punës nga Presidenti i ri i zgjedhur vetëm nga votat socialiste, Sali Berisha mendon se Edi Rama do ta vendosë institucionin e Kreut të Shtetit në shërbim të partisë shtet, Partisë Socialiste.
Kryetari i PD-së akuzon drejtëpërdrejtë shefin e mazhorancës socialiste se po bën një lojë të turpshme dhe antikushtetuese me opozitën.
Sot, në Shqipërinë moniste shtet, shkruan Berisha, partia shtet me klientelën dhe oligarkët e tij kontrollon 99% të pushteteve.
Për këtë arsye shefi i selisë blu zotohet se PD dhe Fronti i Shpëtimit të Shqipërisë do t’i rezervojnë monizimit të partisë-shtet të Edvin Ramës, të njëjtin fat me Partinë Komuniste.
