Ramën e lëshojnë nervat, Kryebashkiakia bisedon me kolegun, Rama: Boll se do të të nxjerr jashtë
Kreun e qeverisë e kanë lënë nervat gjatë takimit me kryebashkiakët e vendit. Ndërsa Rajmonda Balilaj e Patosit po bisedonte me një koleg të sajin, Rama i drejtohej të pushonte, përndryshe do e nxirrte jashtë nga mbledhja. Në këtë takim kryeministri zbuloi dhe planin për kursimin e energjisë elektrike.
Rajmonda Balilaj, kryebashkiake e Patosit, ishte duke biseduar me një koleg të sajin kur ka dëgjuar kryeministrin që i drejtohej të pushonte përndryshe do e nxirrte jashtë.
Ky incident u shënua në ditën e dytë të takimeve të kryeministrit Rama me kryebashkiakët ne Pogradec.
Kriza energjetike ishte një ndër temat kryesore që Kryeministri trajtoi me kryebashkiaket. Duke iu referuar modelit gjerman, Rama zbuloi se dhe qeveria e tij ka një plan emergjence ku parashikohet dhe shkurtime të orëve të furnizimit me energji.
Edi Rama: Kur Gjermania heqë ujin e ngrohtë dhe ka hyrë gjithë sistemi politik gjerman në një garë se kush gjen idetë për të shkurtuar dhe për tu mbrojtur përfytyro vendet e tjera. Flasin deri për shkurtime tërësore të orëve të furnizimit me energji. Ne e kemi bërë këtë plan por është plan emergjence. Nuk është sot.
Ai ka sjellë dhe dy shembuj, të tijin si kursimtar që gjëmon çelësat nëpër kryeministri dhe të pronarit të hotelit si shpërdorues.
Edi Rama: Njerëzit duhet të kuptojnë që të nisin të kursejnë. Më gjeni arsyen përse dritat janë të ndezura në këtë hotel, sepse pronarit këtu nuk i vjen fatura e merituar se po ti vinte fatura e merituar edhe librat do i lexonte me neonin e darkës. Po e bëj këtë fjalë dhe për ju që dhe ju të përfshiheni në këtë.
