Korçë, ishin shpallur në kërkim tre vjet më parë për kultivim të cannabis, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Korcë, pas finalizimit të operaioni policor "Limit". Ata ishin shpallur në kërkim tre vjet më parë, nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Operacioni i finalizuar 3 vjet më parë bëri të mundur shkatërrimin e 4 grupeve kriminale që ushtronin veprimtari në fushën e narkotikëve.

Policia arrestoi sot:

 B. Z., 58 vjeç, banues në fshatin Skorovot, Kolonjë;

Gj. M., 35 vjeç, banues në fshatin Moravë, Korçë;

R. T., 34 vjeç, banues në fshatin Starje, Kolonjë.

"Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 18.05.2022, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i cili parashikon se shtetasit B. Z. i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet e 11 muaj burg, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", ndërsa 2 shtetasve të tjerë u kanë mbetur për të vuajtur secilit nga 4 muaj burg, për veprat penale "Moskallëzimi i krimit" dhe "Përkrahja e autorit të krimit", kryer në bashkëpunim," njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.