E akuzoi se fshihet pas "non gratas" se Britanisë, Rama i përgjigjet Berishës
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me një foto akuzave të Sali Berishës se ai fshihet pas shpalljes “non grata” të këtij të fundit nga Britania e Madhe.
Në foto është publikuar titulli i librit të Enver Hoxhes "Rreziku anglo - amerikan për Shqipërinë"
NO COMMENT???? pic.twitter.com/MjQisr5D0T
— Edi Rama (@ediramaal) July 22, 2022
Pikërisht pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në Parlament, e ngjashme me kalimin e paqësorit dikur, Sali Berisha është njoftuar nga autoritetet Britanike për ndalimin e hyrjes së tij në këtë shtet.
"Oqeani iku tani ikën kanali i La manshit, mbyllet kontinenti” deklaronte dje Rama në Kuvend, ndërsa sot Sali Berisha u shpreh: Disa orë pasi Edi Rama dha lajmin për vendimin që do të merrte qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ndaj meje jam njoftuar me një letër se Sekretari i Brendshëm ka marrë vendimin për moslejimin e hyrjes time në Mbretërinë e Bashkuar me arsyetimin se ju keni lidhje të qarta me grupet të krimit të organizuar dhe kriminel të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar për korrupsion dhe pasurimin tim dhe rretheve të tjera pranë meje. Ku si shembull përmendet ish këshilltari për zgjedhjet Damir Fazlliç.
Të gjitha akuzat që Sali Berisha I quan të pa faktuara bëhen sipas tij me argumentin jo për skajimin e Sali Berishës, por kthimin e Shqipërisë në një vend pa opozitë.
