A qëndron Rama e Basha edhe pas "non gratas" së Britanisë së Madhe, ja si përgjigjet Berisha
A qëndron Rama dhe Basha pas vendimit të Britanisë së Madhe që ndalon hyrjen e Sali Berishës.
Sali Berisha: Qëndrojnë plotësisht. Nëse SHBA ndalon vizat një personi sipas traktatit që kanë. Me çfarë kuptova nuk është mbi bazën e këtij traktati por di që Edi Rama njoftoi të parin dhe të dytin.
Të akuzosh një tjetër për një aferë, të një personi 14 vite më parë, e cila është zbardhur 100 % dhe që vazhdon të bëjë biznes intensiv në Shqipëri, do të thotë të jesh i mashtruar në shkallën më eprore.
Dhe këtë mund ta bëjë vetëm mafia shqiptare, këtë mashtrim, këtë gënjeshtër. Nuk ka diskutim që burimet janë të njëjta.
Unë thashë, kam patur të dhëna të sigurta se diplomatë nga debartamenti i shtetit, kanë kërkuar, kanë bërë presion duke thënë se tani që arritëm konsensus në luftën me Ukrainën duhet të arrijmë konsesus dhe me çështjen "Berisha", se nuk kishin asnjë fakt në dokument.
Pra në ç'shkallë është kjo unë nuk mund ta them. Sepse nuk jam në brendi të të gjithave. Jam në brendi të asaj ç'ka them. Unë them atë që di."
