Vlorë, përplasi me gomone 7 vjeçarin, gjykata e nxjerr nga qelia

40 vjeçari që përplasi me gomone një fëmijë në Plazhin e Jonuvrës u la I lirë. Gjykata e Vlorës vendosi që hetimi për aksidentin në det të vazhdojë në masën e arrestit në shtëpi. Burri që përplasi me gomone një fëmijë në Plazhin e Jonuvrës u la I lirë. Gjykata e Vlorës vendosi që hetimi për aksidentin në det të vazhdojë në masën e arrestit në shtëpi.

Gjykata e Vlorës nxorri nga qelia 40 vjeçarin përplasi me gomone një 7 vjecar në plazhin e Jonuvrës, ashtu si më herët bëri më të riun që plagosi me mjet lundrues dy të rinj në Jalë

Gjyqtari Hektor Sinanaj vendosi që Andis Korreshi të vazhdojë të hetohet me masën arrest shtëpie për aksidentin që rrezikoi jetën e pushuesve.

Avokati i 40 vjeçarit paraqiti në seancë si rrethana lehtësuese, mirëkuptimin e familjarëve të fëmijës për aksidentin, dhe faktin që i mituri nuk pati rrezik për jetën.

Mjeti me dokumentacion të rregullt dhe dosja e pastër e Andis Korreshit po ashtu u morën parasysh në vendim.

Ngjarja për të cilën akuzohet 40 vjecar u shënua më 18 Korrik rreth orës 17:40 në plazhin e Jonufrës.

Andis Korreshi shkeli kufizimin me bova detare dhe u fut në zonën ku nuk lejohen mjetet lundruese dhe goditi 7 vjeçarin që po notonte.

Fatmirësisht i mituri shpëtoi pa dëmtime serioze.

Dy ditë më herët, një çift të rinjsh u plagosën në plazhin e Jalës pasi u goditën nga gomonia e drejtuar nga 37 vjecari Gjergj Priftuli.

Siç konfirmuan pamjet e kamerave të sigurisë 37 vjeçari po kryente manovra të rrezikshme me mjetin lundrues larg bregut të detit por humbi kontrollin e mjetit që përfundoi mes pushuesve.

Vajza mori lëndime të lehta, ndërsa 31 vjeçari mësohet se i është nënshtruar ndërhyrjve kirugjikale në Spitalin e Traumës pasi ishte në rrezik për jetën.