Aksident në aksin Pogradec- Qafë Thanë, niset drejt Tiranës pasagjerja e njërit prej automjeteve

Një aksident ka ndodhur paraditen  sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë fshatit Memlisht, ku dy automjete janë përplasur.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Për pasojë është nisur drejt Tiranës për mjekim të specializuar pasagjerja e njërit prej automjeteve, teksa nuk dihet gjendja e saj.

"Më datë 22.07.2022, rreth orës 11:30, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë fshatit Memlisht, Pogradec, janë përfshirë në një aksident rrugor, mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin G. B., 25 vjeç, me mjetin tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin F. B., 40 vjeç. Për pasojë është dëmtuar pasagjerja në mjetin tip "Volkswagen", shtetasja E. K., e cila do të transportohet në Tiranë, për mjekim më të specializuar," thuhet në njoftimin e policisë.

Me dy drejtuesit e mjeteve po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.