Banorët e Kombinatit protestë për mungesën e ujit, përgjegjësi i UKT-së: Është periudhë thatësire, e shpërdorojnë duke vaditur

Mungesa e ujit në çezmat e shtëpive vijon të mbetet një gangrenë për Tiranën. Këtë të premte banorët e zonës së kombinatit sfiduan temperaturat e larta për t’u mbledhur para UKT-së, të cilët e bëjnë përgjegjëse për situatën e krijuar. Përfaqësuesit e këtij institucioni justifikohen me abuzimet që sipas tyre kryejnë disa banorë, por nga ana tjetër ata nuk japin asnjë shpjegim se pse këta abuzues nuk ndalohen asnjëherë.

Pas më shumë se 1 jave që u mungon furnizimi me ujë në shtëpitë e tyre banorët në kombinat kanë dalë në protestë.

Për shkak se kërkesat e tyre drejtuar UKT nuk morën përgjigjë këtë të premte kanë trokitur vetë në dyert e këtij insitucioni.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në një shtëpi pa ujë dhe të mbuluar në djersë nga temperature e lartë, shqetësimi i tyre mbetet i vazhdueshëm.

Uji ju vjen tre ditë e më pas përsëritet e njëjta mungesë.

Përgjegjësi i furnizimit me ujë Tiranë, Dorian Zaganjori e ka justifikuar situatën me abuzimet e vetë banorëve.

Por për banorët kjo është e papranueshme.

Papërgjeshmërinë e UKT për të kontrolluar veprime të jashtëligjshme të disave e për të siguruar ujë për disa të tjerë duhet ti vuajnë këta banorë të cilët paralajmërojnë bllokimin e rrugës kryesore në Kombinat në rast se sot nuk u kthehet uji.