Berisha: Basha më tha PD do të shkatërrohet nëse nuk hyn në parlament

Ish kryemninistri Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë ku bëri të ditur dhe se i është ndaluar të hyjë në Britaninë e Madhe foli dhe për transferimin e betejës së tij personale në PD.

I pyetur nëse mendon se po e përfshin dhe PD në këtë betejë personale Berisha tregoi qëndrimin e tij, përmes një bisede që ka shkëmbyer me ish kreun e PD Lulzim Basha.  

Sali Berisha: Betejë për të vërtetën. Lulzim Basha në një moment më tha që "PD do të shkatërrohet nëse ti nuk pranon të mos hysh në parlament". Cila qe përgjigja ime se “një parti që pranon gënjeshtrën për të vërtetë nuk meriton të ekzistojë”. Edhe unë ua them ju, ja thashë me ndershmërinë më të madhe. Ai më vonë e përdori sikur “shiko çfarë shpirtkazëm", ky njeri që pranon dhe shkatërrimin e partisë. Unë nuk pranoja ja ku është e vërteta ja ku është partia.

"Por partia ju përmbajt të vërtetës ama. Një parti që pranon të vërtetën për gënjeshtër duhet të zhduket", tha Berisha.