Socialistët probleme me pisllëkun, Rama kryebashkiakëve: Shkarkoni drejtorët problematikë

Kryesocialisti Edi Rama jo vetëm që ende nuk e ka ndërmarrë një hap të tillë për të çuar kryebashkiakut socialistë në SPAK, por në mbledhjen e fundit me drejtuesit vendorë analiza e punës së tyre u zhvillua me tone më të qeta.

Problemi kryesor i socialistëve sipas shefit të selisë rozë është pisllëku, dhe delja e zezë politike për Edi Ramën mbetet kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli, i cili nuk ishte i pranishëm në takimin e Pogradecit.

Edi Rama: Shumë vite kanë kaluar në mes të pisllëkut dhe sa gjynah që ka akoma zona ku ka pisllëk. Kemi bashki si Vlora, ka një kryetar bashkie i cili fle gjumë. Nuk duhet ta diskutonte të të qenit xixë në mëngjes drekë darkë.

Edi Rama nuk është i kënaqur as nga puna e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, të cilit i dha një shembull për të ndjekur që të përmirësohet.

Fjalët e bukura emocionuan kryebashkiakun e Shijakut

Në tabelën e “nderit” për pastërti u vendose nga Rama qytetet e vogla.

Edi Rama: Është krenari që PS sot drejton Lezhën. Po të shikojmë nivelin e higjienës në plazh.

Kryeministri vuri një kusht të për hapjen e hoteleve në bregdet.

Edi Rama: Asnjë hotel nuk do të hapet sezonin e ardhshëm, nwse  nuk do të bëjë dekurator. Është e pa tolerueshme që ujërat e Shqipërisë të ndoten nga ujërat e zeza.

Kritika për socialistët e tij, Rama kishte edhe për situatën me borxhet e administratave të njësive vendore. Ndërsa ju dha dorë të lirë kryebashkiakëve për të shkarkuar drejtorët problematikë.

Edi Rama: Nëse një drejtor i qeverisjes vendore në qytetin tënd lë kokrrën e namit dhe e mbron partia, a ku di unë se kush e mbron ti duhet të qohesh dhe të thuash o unë o ky këtu sepse i ka dalë boja.

Pas protestës së Berishës me 7 korrik, konventës së LSI me 25 korrik, edhe Edi Rama do të tregojë forcën politike duke mbledhur socialistët me 28 korrik në  orën 19:00 sheshin Skënderbej për të festuar edhe hapjen e negociatave me BE.