Miratimi i hartës së re gjyqësore, kreu i avokatisë Vlorë: Do të ngremë padi në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Strasburgut
Zhgënjimi ndihet qartë në rradhët e dhomës së avokatisë në Vlorë pas miratimit të hartës së re gjyqësore. Kreu i dhomës së avokatisë në Vlorë, shprehet se megjithëse bojkotit të avokatëve harta e re gjyqësore u miratua.
Sipas Durim Barjamajt tani ska mbetur gjë tjetër vecse të ndiqet rruga ligjore për VKM e miratuar nga qeveria. Barjamaj sqaron se përsa i përketë hartës së re gjyqësore do të ngrenë padi në gjykatën kushtetuese dhe më pas në gjykatën e Strasburgut për këtë VKM, teksa në Vlorë sipas tij do të vijojnë në normalitet seancat gjyqësore dhe seancat e masave të sigurisë.
Barjamaj shprehet se si pjesë e dhomës kombëtare të avokatisë, dhoma e avokatisë në Vlorë do të zbatoj vendimin në fjalë, teksa sipas tij përshëndetja e miratimit të hartës së re gjyqësore edhe nga autoritetet e huaja shihet si një kundëërt shtim me atë cka kanë kërkuar avokatët në rang vendi.
Ai shprehet pesimistë përsa i përketë vendosjes së drejtësisë në lidhje me vkm e hartës së re gjyqësore, sipas tij besimi personal i tij tek gjykata kushtetuese mbetet thuajse zero, ndërsa besimi i vetëm qëndron tek gjykata e strasburgut se mund ta shfyqizojë këtë VKM.
Harta e re gjyqësore do të nisi implementimin në datën 1 shkurt, teksa nga Vlora do të largohen Gjykata e Apelit, si dhe gjykata administrative e cila do të vendoset në Lushnje.