"Last move”/ Vidhte nën kërcënimin e pistoletës lodër, arrestohet 28 vjeçari në Durrës

"Last move”/ Vidhte nën kërcënimin e pistoletës

Një 28 vjecar ka rënë në prangat e policisë sot pasi akuzohet për disa vjedhje në qytetin e Durrësit.

I riu përdorte pistoletë lodër dhe armë të ftohta, për të vjedhur me dhunë në subjekte të ndryshme.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ndaj Sh. Z., 28 vjeç  rëndojnë akuzat e “Vjedhja me dhunë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

"Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka vjedhur me dhunë, duke përdorur një pistoletë lodër, në dy subjekte të ndryshme, konkretisht:

Më datë 17.07.2022, në një dyqan, i ka vjedhur me dhunë shitëses, duke e kërcënuar me pistoletë lodër, shumën 45.000 lekë;

Më datë 18.07.2022, në një supermarket, i ka vjedhur me dhunë shitëses, duke e kërcënuar me pistoletë lodër, shumën 56.000 lekë," njoftoi policia.

Me finalizimin me sukses të operacionit policor "Last move" u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe një pistoletë lodër dhe një armë e ftohtë (thikë).

Shërbimet e policisë bëjnë me dije se ai ka qenë i dënuar dhe më parë në këtë fushë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

"Last move”/ Vidhte nën kërcënimin e pistoletës