"Non grata2" A po i faturon Berisha demokratëve një faturë të madhe? "Nuk më ndjekin për sytë e bukur. Kam mbështetjen e tyre masive
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2022, 12:55
Kryetari i PD-së Sali Berisha ndalohet të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar.
A po i faturoni demokratëve një faturë të madhe? A keni menduar të largoheni?
Sali Berisha ne konference: Unë po nderoj demokratët se po luftoj për dinjitetin e shqiptarit. Jam I bindur që ata do të kenë të gjitha shanset me votë të dëshmojnë mendimet dhe ndjesitë e tyre ndaj këtij qëndrimi por kam bindje të plotë, e koha po tregon se ata njerëz që ndjekin Sali Berishën nuk e ndjekin për sytë e bukur por për idealet që ai mbron. Ata janë bashkëidealistë që po shtohen gjersa e detyruan Edi Ramën antimiting. Jam I inkurajuar nga një mbwshtetje masive e tyre"
