Meta e mbyll me Kosovën

Në përmbyllje të mandatit të tij presidencial Ilir Meta po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Ai  është pritur me ceremoni shtetërore nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në Prishtinë, në vizitën e tij të fundit zyrtare si President në Kosovë.

Pas himneve shtetërore, Presidenti Meta pas kalimit para gardës ceremoniale bëri edhe simbolin e shqiponjës.

Në vijim Meta do të takohet me Kryeministrin Albin Kurti, Kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, Kryetarin e Bashkise se Prishtines, Perparim Rama dhe lidere te partive politike te Kosoves.

Në ora 10:45 të dy Presidentet do të zhvillojnë një konferencë shtypi.

Meta e mbyll me Kosovën