DETAJE/ 400 mijë lekë për të favorizuar dënimin, avokati i arrestuar Ilir Pashaj. Ish gjyqtari i Elbasanit dha dorëheqjen sa nisi vetingu
Ora News mëson detaje nga dosja hetimore që çoi në arrestimin e gjyqtares së Gjykatës së Elbasanit Zamira Vyshka.
Dyshohet se shuma që I është ofruar është rreth 400 mijë lekë raporton gazetari i Ora News, Elton Qyno.
Ngjarja bëhet fjalë të ketë ndodhur në tetor të 2021.
Ndërkohë avokati Ilir Pashaj ka qenë gjyqtar në gjykatën e Elbasanit deri në 2017 kur dhe ka dhënë dorëheqjen ditën e fundit të dorëzimit të formularit të vettingut.
SPAK njoftoi sot se hetimet kishin nisur në 2021.
“Fakti penal i hetuar, lidhet me një rast të korrupsionit aktiv/pasiv në sistemin e drejtësisë (në qytetin e Elbasanit), ku persona të interesuar/familjarë të një shtetasi të arrestuar në bashkëpunim me avokatin mbrojtës, i kanë ofruar gjyqtarit të çështjes një shumë monetare me qëllim favorizim në caktimin e masës së dënimit” thuhet në njoftimin e SPAK.
Masat e sigurisë të ekzekutuara sot
Gjyqatarja Zamira Vysha në masë sigurie ‘arrest shtëpie”
Avokati Ilir Pashaj në masë sigurie “arrest me burg”
Taulant Ramollari, Xhulio Musaj në masë sigurie “arrest me burg”
A.T në masë sigurie “arrest shtëpie”
