Shëngjin, zjarri dëmton dy fidera të energjisë elektrike, qyteti pa drita
Zona turistike e Shëngjinit ndodhet pa energji elektrike.
Rreth orës 04:00 të mëngjesit të ditës së sotme ka rënë një zjarr në afërsi të Knallës duke dëmtuar dy fidera të tensionit mesëm të cilët furnizojnë me energji elektrike qytetin e Shëngjinit deri tek Rëra e Hedhur.
Shkak për mungesën e energjisë është bërë dëmtimi i dy fiderave nga një zjarr pranë Knallës.
Këto dy fidra furnizojnë me energji elektrike 4416 abonent familjarë dhe privat.
"Si pasojë e zjarrit sot në mëngjes, janë djegur gati 60 metra kabëll, pjesë e dy fiderave qe furnizojnë zonën e Shëngjinit në Lezhë duke lënë pa energji një pjesë të zonës së Shëngjinit.
Grupet e OSSH Lezhë po punojnë intensivisht për zëvendësimin e kabllove të djegur dhe vendosjen në punë të fiderave të dëmtuar dhe rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët," thuhet në njoftimin e OSHEE-së.
