Nga “terri” në “dritë”/ Ndeshjen e Vllaznisë do ta transmetojë ekrani publik
Nuk do të ketë terr mediatik për ndeshjen Vllaznia-Universitatea Craiova por transmetim të qartë për të gjithë shqiptarët, madje edhe për të mbështetësit e klubit shkodran që jetojnë e punojnë jashtë vendit.
Klubi verior që gjatë ditëve të shkuara hasi vështirësi në kontraktimin e një ekrani për të pasqyruar sfidën e parë të raundit të dytë të Conference League, ka gjetur gjuhën e përbashkët me transmetuesin puiblik RTSH që ka marrë përsipër transmetimin e drejtëpëdrejtë të ndeshjes që do të luhet sonte në orën 21:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.
Lajmin e konfirmon presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri. Transmetimi i ndeshjes ishte në pikëpyetje pasi klubi nuk ra dakord me asnjë prej kompanive të transmetimit në vend, duke krijuar pakënaqësi tek tifozet e Vllaznisë, të cilët ndodhen jashtë Shqipërisë.
