Video/ Mirel Josa vlerëson skuadrën e tij dhe rumunët. Kërkon rezultat në “Loro Boriçi”

Trajneri Mirel Josa nuk shikon kundërshtarin por vetëm skuadrën e tij në prag të sfidës shumë të rëndësishme të raundit të dytë të Conference League që do të luhet të enjten kundër rumunëve të Universitatea Craiovas.

Trajner i shkodranëve, në konferencën e shtypit thekson:

“Unë jam shumë i qetë sepse e di maksimumin e futbollistëve të mi, di edhe maksimumin e këtij grupi nëse luajmë si një skuadër e bashkuar. Kundërshtarët kanë shumë cilësi në sulm. Ndyshimin e rregullit për golin në fushën kundërshare, e konsideroj të favorshëm për skuadrën tonë”.

Konferenca e Mirel Josës;

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Universitatea Craiova-s do të luhet të enjten në orën 21:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.