SHBA i mohon vizën, Xavi ka vula iraniane në pasaportë

Mund të jesh kampion bote apo ikonë sporti por në SHBA nuk mund të hysh nëse nuk plotëson kushtet. Më më mirë se kushdo këtë e di trajneri i Barcelonës, Xavi, të cilit i është mohuar viza për të udhëtuar përtej Atlantikut. 

Shkaku? Në pasaportën e Xavit ka tre vula që konfirmojnë se ka shkelur në Iran po kaq herë dhe sipas ligjeve amerikane, kjo e pengon që t'i bashkohet skuadrës për turneun veror në SHBA.

Irani konsiderohet vend armik nga SHBA, ndërsa Xavi e ka vizituar në kohën kur drejtonte Al Sadd në Katar. Barcelona ka vënë në lëvizje zyrën ligjore por do të jetë shumë e vështirë që ish-mesfushori të pajiset me vizë gjatë ditëve të ardhshme.