Kampioni i botës në shah refuzon të mbrojë sërish titullin: Nuk kam çfarë të fitoj
5 herë kampioni i botës në shah dhe mbajtësi aktual i kurorës së më të mirit në lojën e sportit të trurit, Magnus Carlsen nuk ka motiv dhe dëshirë për të sfiduar një nga emrat më premtues, rusin Ian Nepomniachtchi.
I papritur vendimi i shahistit më të mirë të planetit, i cili shprehet se nuk beson që i ka ngelur diçka tjetër për të fituar tashmë që ka arritur gjithçka.
“Thjesht nuk kam dëshirë dhe motivim për të luajtur dhe nuk do të luaj. Nuk më tërheq më një gjë e tillë. E di që ka rëndësi historike por thjesht s'më luhet"
31-vjeari Carlsen e fitoi titullin e pestë botëror në dhjetor të vitit të kaluar në Dubai ku mundi pikërisht rivalin Nepomniachtchi me rezultatin 7.5-3.5.
Sipas figurave të shquara të ëktij sporti, një situatë e tillë nuk përsëritej që prej kohës së amerikanit Bobby Fischer, i njohur për sjelljet e tij të çuditshme dhe vendimet e papritura.
