Video/ Ilir Daja shkëlqen në Conference League, Shkupi i shqiptarëve bën një “gjysmëmrekulli”

Ballkani i Ilir Dajës pa frena në Europë. Eleminimi nga Liga e Kampioneve nuk ndikoi aspak te skuadra kampione e Kosovës që shkatërroi sanmarinrezët e La Fioritas 4-0 në transfertë duke hedhur një hap të madh drejt fazës së tretë ku do të peshkojnë skuadra të kalueshme, konkretisht një mes çiftit Sutjeska-Klaksvik.

Në San Marino, ekipi i drejtuar nga trajneri shqiptar, e pati mjaft të thjeshtë pasi kishte përballë një skuadër pa shumë nivel dhe dukshëm të disavantazhuar në letër.

Ballkani e sfrytrëzoi këtë fakt dhe shënoi dy herë me Rrahmanin, Berishën dhe Korenicën që hapi serinë e golave.

 

Rezultat i rëndësishëm edhe për skuadrën tjetër shqiptare, Shkupin. Në transferën e vështirë të Zagrebit, kampionët e Maqedonisë së Veriut sfiduan gjigandët e Dinamos në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve ku barazuan 2-2.

 

Queven kaloi fillimisht në avantazh skuadrën e drejtuar nga Goce Sedloski ndërsa më pas mesfushori me origjinë shqiptare në radhët e kroatëve, Arijan Ademi barazoi shifrat. Në pjesën e dytë, Petkovic dhe Cephas shënuan edhe dy gola të tjerë.