Bayern Munich, shikoni se ku e gjen fanellën e re mbrojtësi De Ligt (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Korrik 2022, 10:16
Marketingu është shpirti i tregtisë dhe te Bayern Munich duket se e kanë marrë mirë këtë leksion. Për të prezantuar mbrojtësin 80 milionësh, Mathijs De Ligt, në Bavari kanë zgjedhur ta bëjnë në mënyrë origjinale.
23-vjeçari e zbulon fanellën me vitin 2027 që është edhe jetëgjatësia e kontratës së tij, në lumin e qytetit. Aspak normal ky prezantim dhe zyrtarizim i shtatlartit holandez që i ka kushtuar klubit bavarez një thes me para.
Shikoni videon;
