Gaz lotësjellës dhe arrestime mes tifozëve të skuadrës boshnjake, panik edhe për fëmijët
Përleshje të shkaktuara nga tifo-grupi i ultrave boshnjakë në dalje të stadiumit “Air Albania”. Mbështetësit miq të akomoduar në një nga sektorët e stadiumit pas përfundimit të ndeshjes u përplasën dhunshëm me forcat e rendit.
Uniformat blu përdorën gaz lotsjellës për t’i shpërndarë ndërsa mësohet se disa prej tyre janë ndaluar.

Pasi festuan gjatë me skuadrën e tyre në fund të ndeshjes së fituar nga Zrinjski Mostar 1-0, mbështetësit miq nisën të dilnin nga stadiumi modern në qëndër të kryeqytetit dhe aty nisën përplasjet e para me policinë dhe tifozë vendas.

Gjithçka nisi teksa tifozët miq nën efektin e alkoolit sulmuan me shishe dhe sende të forta njerëz që ndodheshin në afërsi të stadiumit. Në këtë moment ndërhyri policia dhe situata u përkeqësua me kalimin e minutave pasi mbështetësit boshnjakë plagosën lehtë edhe një efektiv.
Ne tentativë për t’i ndaluar tifozët e dhunshëm, policia përdor shkopinjtë e gomës pasi mbështetësit nga Mostari nuk u përgjigjen dhe vrapojnë me shpejtësi për t’u larguar.
Përplasja mes policisë dhe tifozëve ka shkaktuar panik edhe tek familjarët dhe fëmijët që ndodheshin në atë moment pranë stadiumit.