Roma-Dybala, “martesa celebrohet” zyrtarisht

Paulo Dybala është zyrarisht lojtar i Romës ku do të stacionohet për tre sezonet e ardhshme. Sulmuesi argentinas që gjeti gjuhën e përbashkët me verdhekuqtë për të arkëtuar 4.5 milionë në sezon me bonuset që mund të shkojnë deri në 6, është prezantuar nga drejtori sportiv, Tiago Pinto.

“Ditët që më kanë sjellë deri te firma kanë qenë emocionuese. Vendosmëria e Romës më bindi për ta pranuar ofertën. Vij në një klub në rritje dhe i mbështetur nga një presidencë që po hedh themele të shëndosha por edhe në një skuadër me një trajner si Jose Mourinho, me të cilin është privilegj të punosh. Si kundërshtar e kam admiruar atmosferën që krijojnë tifozët dhe mezi po pres që t’i përshëndes me fanellën e veshur”.

Roma-Dybala, “martesa celebrohet” zyrtarisht

Paulo Dybala shpërtheu rreth 10 vite më parë në Palermo nga ku në 2015-ën u transferua te Juventusi ku fitoi 5 herë titullin kampion me 98 gola të shënuar. Ai është shënuesi i gjashtë më i mirë argjentinas i Serie A.