Igli Tare planifikon përgjigjen ndaj Romës pas Dybala-s. Një kampion Europe te Lazio
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Korrik 2022, 10:38
Braziliani Marcelo mund të nënshkruajë për klubin e Lazios si kundërpërgjigje e bardhekaltërve pas përforcimit të Romës me Paulo Dybalan. Igli Tare po planifikon një goditje prestigji dhe mbrojtësi i majtë është emri i ofruar gjatë orëve të fundit.
Mediat italiane bëjnë me dije se Tare dhe presidenti Lotito kanë marrë gjithë kohën e duhur për të studiuar detajet e marrëveshjes së mundshme të mbrojtësit aktualisht pa kontratë pas 16 sezoneve te Real Madrid.
Marcelo e mbylli sezonin e fundit me dy trofe dhe 25 në total me fanellën e "Los Blancos".
