Inter, Zhang në telashe, duhet të paguajë borxhet me vlerë 250 mln. Euro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Korrik 2022, 16:09
Gazeta kineze “South China Morning” bën një zbulim shqetësues për tifozët e Intert sipas të cilit, presidenti Steven Zhang ka humbur gjyqin ndah disa kreditorëve dhe duhet të paguajë sa më parë rreth 250 milionë euro
Zhang e ka mohuar gjithmonë ekzistencën e borxheve ndaj kreditorëve por gjykata e hodhi poshtë pretendimin e tij sipas të cilit, Zhang-ut i është falsifikuar firma.
Për të hedhur poshtë këtë pretendim, prokurori krahasoi firmat nëpërmjet një eksperti. Procedurat për konfismikim e të ardhurave të Zhang në Milano kanë nisur pasi banka “China Construction Bank” ka kërkuar informacione për llogaritë bankare të Zhang në Itali.
