Mauro në hall, Wanda në diskotekë (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Korrik 2022, 23:31
Telashet me Mauro Icardin? Wanda Nara nuk e ndien krizën sepse është rasti tipik kur bashkëshortja e një futbollisti brenda pak kohësh bëhet më e famshme se vetë futbollisti.
Në një kohë që Maurito nuk i ka aspak mirë punët me PSG ku dëshirojnë ta shkarkojnë me çdo kusht, bashkëshortja dhe njëkohësisht agjentja e tij që ka pjesërisht pjesë në rrënimin e sulmuesit, shijon pushimet në Ibiza në shoqërinë e motrës Zaira Nara.
Dy motrat argjentinase janë shumë të njohura në botën e mediave rozë, kryesisht për shkak të historisë së Wanda-s me Maxi Lopez dhe më pas me mikun e tij të ngushtë, Mauro Icardi që nuk e pati aspak problem t’ia rrëmbente gruan mikut të tij.