Speaker-i dhe babai i kampionit të botës në atletikë në lot: Ai është djali im!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Korrik 2022, 19:12
“Ai është djali im dhe është kampion bote”. Kjo ishte fjalia emocionuese që u pasua nga shpërthimi në lotë i Geoff Wightman, babai i Jake Wightman, i cili u shpall kampion bote.
Nuk ndodh shpesh që të komentosh fitoren e fëmijës tënd dhe këtë fat e ka pasur speaker-i dhe ish-atleti Geoff, babai i Jake që ia ka ngjizur dëshirën e sportit djalit të tij shumë vite më parë.
Kampioni i ri i botës në 1500 m është britaniku i parë që fiton në këtë disiplinë që prej kohës së Sebastian Coe. Ndërkohë, babai i tij, duket se nuk e ka marrë veten nga kjo arritje ku ai ishte dëshmitari më okular i mundshëm i suksesit të djalit të tij.
Shikojeni për ta besuar;