Bremer zyrtarisht lojtar i Juventusit për 5 sezonet e ardhshme
Gleison Bremer është lojtari më i ri i Juventusit pasi u transferua nga Torino për 49 milionë euro përfshirë bonuset. Njoftimin zyrtar e bën klubi bardhezi që mundi Interin në garën për të afruar qëndërmbrojtësin.
Pagesa për klubin e Torinos do të bëhet në tre këste nga të cilat 8 milionë janë bonuse. Bremer u shpall mbrojtësi më i mirë i sezonit të kaluar në Serie A dhe do të zëvendësojë të larhuarin De Ligt për 5 sezonet e ardhshme.
“Një moment që unë e prisja dhe më në fund erdhi. Juventus është një skuadër e madhe dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Juve është një skuadër fituese dhe unë gjithashtu kam ambicje për të fituar. Fola pak me Chiellinin dhe mendoj që jam në skuadrën më të mirë për të ardhmen time. Kur mësova për Pogba e Di Maria nuk kisha më dyshime për zgjedhjen që duhej të bëja. Kam madje edhe një qen bardhezi, ndoshta ky ishte fati im i shkruar”.
Alzate il volume!
— JuventusFC (@juventusfc) July 20, 2022
???? Un messaggio da Gleison ⚪️⚫️#WelcomeBremer pic.twitter.com/Hh8PWn5WES
