Vedat Muriqi te Mallorca për 9.3 milionë euro

Merr fund telenovela “Muriqi” në Itali ku sulmuesi  Kosovës është bllokuar prej dy sezonesh. Mallorca ka vendosur ta ngrejë në 9.3 mln. euro ofertën ndaj Lazios që më në fund ka arritur të vendos shitjen e shtatlartit të Kosovës.

Pas 6 muajve huazim te skuadra ishullore, Muriqi do të transferohet përfundimisht në Spanjë për të luajtur në La Liga ku u shpall edhe lojtari më i mirë i muajit maj.

Pak ditë me parë, Club Brugge vendosi të bënte një hap pas edhe pse lojtari iu nënshtrua testeve mjekësore, me justifikimin se ai nuk i kaloi dhe në lojë hyri presidenti Lotito që i shtyrë edhe nga trajneri Sarri, vendosi ta shesë përufnidmisht bomberin që dy vite më parë e bleu për 20 milionë nga Fenerbahce.