Fëmijët futen në Kuvend, Rama ndërpret fjalën në foltore: T’i respektojmë, do vazhdoj kur të dalin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Korrik 2022, 11:21
Edi Rama ka ndërprerë fjalën e tij në Foltore, pasi në Kuvend janë futur disa fëmijë, për të ndjekur seancën plenare.
Në momentin që ka parë fëmijët në llozhe të Kuvendit, kreu i qeverisë, tha se të vegjlit duhet të respektohen, dhe në këtë mënyrë ai ka lënë fjalën e tij në mes.
Rama: Ça janë ato kalamaj aty. Nëse ata janë fëmijë ne kemi detyrën të respektojmë ata. Unë personalisht do të ndalojë fjalën sepse hyn disa fëmijë atje dhe është mirë të respektojmë ata. Nëse ata kanë ardhur për të na ndjekur ne, ne do të ndjekim ata. Unë do vazhdojë kur të dalin ata.
