Rama sulmon opozitën në Kuvend: Nuk mund të bëhemi ne si foltorja e gojorja në sytë e botës

Kuvendi u mblodh sot për të votuar pr/rezolutën e propozuar nga PS kundër raportit të Dick Marty. “Mbi bazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve në Kosovë e Shqipëri”. 

PD kërkon që në pr/rezolutë të parashikohet dhe fakti që ky Kuvend të njohë genocidin serb në Kosovë por kjo kundërshtohet nga socialitët të cilët akuzojnë opozitën se po kërkon ta shfrytëzojë për interesat e tyre të ngushta politike.

Në replikë ndaj Alibeajt Rama akuzoi opozitën se janë gati të bëjnë lëmsh politikën ndërkombëtare dhe për samar do të përdorë Kosovën.

Enkeled Alibeaj: "Keni paraqitur një projektrezolutë, jashtë kushtetutës, jashtë të gjitha rregullave. Dakord! Në Komisionin e politikës së Jashtme thamë dakord. Ama unë kam të drejtë, kushdo ka të drejtë të paraqesë amendamente. Dhe kemi paraqitur një amendament që … aty qëndron dhe ai lepuri i madh që keni në bark. Kam kërkuar që në atë projektrezolutë që e keni paraqitur ju, që ne e mbështetëm, të parashikohet edhe një gjë fare e thjeshtë. Ajo që thash dhe më parë, që ky Kuvend, ky Parlament të njohë genocidin serb në Kosovë. Kaq."

Edi Rama: “Zgjoheni ju në 2022 dhe kujtoheni për Srebrenicën. Nuk keni lidhje me të. Ju jeni gati ti rizhvarrosni dhe rifusni në varrin masiv ata atje për tju thënë kujt të mundeni që socialistët nuk duan. Jeni gati ta bëni lëmsh edhe një herë nga e para politikën ndërkombëtare për të shitur dënglat. Cilin gjenocid doni të aprovojë parlamenti I Shqipërisë meqë thoni se keni frikë. E keni  harruar ju që ai shtet i lirë Sovran e demokratik është krijuar nga ata të cilët as ju as ata në Prishtinë nuk duhet të bëjnë asnjë hap. Nëse ju me ata në Prishtinë doni të bëni hapat tuaja bëni, por sa kohë që qeverisim këtë vend nuk i bëjmë.

Përpara se të kuturisemi ne të ndërmarrim një hap të tillë në 2022 për të zgjidhur problemet mes foltores dhe gojores duhet të dakordësia e aleatëve tanë se nuk mund të bëhemi ne si foltorja e gojorja në sytë e botës dhe në sytë e asaj bashkësie demokratike pa të cilën nuk do të kishte Kosovë fare, as të pavarur, as demokratike e as autonome"