“Shih punën tënde se punën time e bëj mirë”, Alibeaj ‘përplaset' me Nikollën: Ti shtyp butonin me dorën e atij

Seanca parlamentare e Kuvendit ku do të diskutohet kundër raportit të Dick Marty-t, ka nisur me debate.

Ke qenë Lindita Nikolla ajo që ka debatuar me Enkelejd Alibeajn, pasi ky i fundit i ka kërkuar fjalën për të folur në lidhje me amandamentin që kanë paraqitur. 

Lindita Nikolla: Ju lutem referojuni vetëm procedurën

Enkelejd Alibeaj: Aty e ke butonin sa herë të flasë shtype kur të duas

Lindita Nikolla: Shih punën tënde se punën time e bëj mirë

Enkelejd Aliebaj: Po pra shtyp butonin atë bëj me dorën e atij që ke aty poshtë