Raporti i Dick Marty, Balla: Rezoluta i kërkon qeverisë shqiptare të identifikojë përgjegjësit

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka prezantuar rezolutën rezolutë kundër raportit Dick Marty-t.

Në fjalën e tij në Kuvend, Balla tha se pretendimet e Marty-t, janë të pabaza dhe të paargumentuara.

Sipas tij rezoluta e ka për synim që t’i kërkojë Asamblesë Kombëtare të Këshillit të Europës, një raport vijues dhe për pasojë edhe rishikimin e rezolutës të vitit 2011.

Taulant Balla: Pas 10 vitesh e më shumë, nga taks Forca, zyra e prokuroti t Specializuar, pretendimet e ngritura nga Dick Marty, për vrasjen e personave me qëllim të nxjerrjes së organeve të tyre dhe trafikim të paligjshme të organeve njerëzore në Shqipëri apo Kosovë, të përfshira në rezolutën 17/82 2011, të asamblesë parlamentare, pika 1 dhe 4 mbeten të pa argumentuara. Për rrjedhojë duhet të konsiderohen si të tilla nga të gjithë institucionet kombëtare e ndërkombëtare.

Kjo rezolutë ka synim që t’i kërkojë Asamblesë Kombëtare të Këshillit të Europës, një raport vijues dhe për pasojë edhe rishikimin e rezolutës të vit 2011 duke rivlerësuar pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve të paligjshme në Shqipëri dhe Kosovë. Në dritën e zhvillimeve që ka ndodhur gjatë këtyre viteve, fakteve, provave, sikurse sa i përket angazhimit dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë.

Po ashtu rezoluta i kërkon qeverisë shqiptare mbetet plotësisht e përkushtuar për të ndihmuar drejtësinë dhe për identifikuar përgjegjëisit për krimet që janë bërë.

Taulant Balla: Rezoluta i kërkon qeverisë shqiptare të mbetet plotësisht e përkushtuar për të ndihmuar drejtësinë dhe identifikuar përgjegjësit për të gjitha krimet e kryera në ish-Jugosllavinë. Kjo projekt rezolutë jam i bindur se do ta marrë mbështetjen pavaraësisht nndërhyrjeve pa sens sot këtu. Në rezolutë konfirmohet vullneti i palëkundur për të ndihmuar drejtësinë që synon të zbulojë të vërtetën.