KLGj mirëpret miratimin e hartës së re gjyqësore nga qeveria Rama
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka mirëpritur miratimin e hartës së re gjyqësore nga qeveria Rama.
“Vendimi i sotëm i hap rrugënnjë procesi i cili synon rritjene efikasitetit dhe efektshmërisë të gjykatave dhe dhënies së drejtësisë në mënyrë të barabartë e pa vonesa për të gjithë qytetarët.
Miratimi i hartës së re gjyqësore përmbush jo vetëm një detyrim ligjor, po garanton ndërhyrjen e duhur për rritjen e aksesit në drejtësi dhe siguron marrjen e shpejtë tëshërbimeve gjyqësore për publikun.
Qytetarët të cilët jetojnë në qytetet ku gjykatat riorganizohen do të vijojnë të marrin shërbimet si më parë nga Zyrat e shërbimeve gjyqësore” thuhet në deklaratën e KLGJ-së.
Përmes zbatimit të Hartës së Re Gjyqësoresynohet një shpërndarje e ekuilibruar e ngarkesës mes gjykatave dhe gjyqtarëve, përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve dhe specializimin e profilizimin e gjyqtarëve.
"Këshilli i Lartë Gjyqësor mbetet i angazhuar për tëvijuar bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë dhe aktorë të tjerë për të siguruar një plan zbatimi të mirëmenduar që do të mundësojë jetësimin e plotë dhe me sukses te Hartës së Re Gjyqësore dhe të garantojë gjykata funksionale e shërbime e të efektshme për qytetarët," thuhet në deklaratën e KLGJ-së.